|
Doja t’isha një poetes, me vjersha ju thoja një thes.
Por jam vetë një trop marrulje çë di e thierinj vetë kukule.
U ghadhurin e potisinj, qepinj mirë dhe pashkullisinj
ma kur vëhem tek argalia bine tundet gjitonia.
Si më priren e më sillen piksinj bote monofille.
U thëghar, u skalisinj e te ngasa rrukullisinj.
Pra Kur prirem ka pështjeri del tek sheshi kryapreri,
sheh ghadhurin pjot me dru e thot: një mëndere e pa trù.
Mori kuke, mori kuke je aq çiot por nëng duke;
ishe fjëja somenàt, gjiegja një kangjiel të gjatë.
Qetu, qetu mora e dolla, duell tek sheshi më si holla e u i thom:
ku je vete mori dele pjot me çiuka e cigarele?
Dal te rahji e mbëjiedh dy lule, thot kjo ndrikulla marrulje.
Manushaqe, korkoreshe, u kam mbjionj gjithë këta sheshe
e thjeri sot një bosht kukule, bënj e gjatë një cigarele
e te sielli me një mac lule bashk me një tropez marrulje. |